Mehaj pret me ceremoni shtetërore ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë

Me nderime të larta shtetërore është pritur në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës, ministri kroat i mbrojtjes Mario Banozic.

Pas ceremonisë së pritjes, ai po zhvillon një takim me ministrin Armend Mehaj ndërsa pas tij do të mbahet takimi në mes të dy delegacioneve.

Pas takimeve pritet të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë.