Facebook me plan sekret për zhvillimin e kriptovalutës së saj

Facebook ka punuar për më shumë se një vit në një iniciativë të fshehtë me emrin e koduar ‘Project Libra’ për të ndërtuar një sistem pagesash të bazuar në kriptovalutë.

Gjiganti i rrjetit social ka folur me firma financiare dhe tregtare online pasi kërkon të marrë rreth një miliard dollarë investime dhe të kërkojë partnerë për të ndihmuar në lansimin e sistemit, përcjell Telegrafi.

Kompania ka përfshirë kartat Visa, Mastercard dhe procesorin e pagesës First Data. Gjithashtu, ka kontaktuar kompanitë e tregtisë online dhe aplikacionet për pranimin e monedhës së saj dhe investimin në projekt, duke i joshur ata me mundësinë e tarifave zero të përpunimit të kartave.

Gjithashtu, kompania është duke punuar në një arkivë virtuale që konsumatorët mund të përdorin për të bërë blerje në faqet e tjera të internetit, ngjashëm me mënyrën se si njerëzit mund t’i përdorin kredencialet e tyre në Facebook për t’u futur në faqe të tjera dhe po konsideron që reklamat të paguhen me kriptovaluta, si dhe të bëhen blerje në platformën e saj.