Fake News/ Çarja në bulevardin kryesor të Durrësit nuk është shkaktuar nga tërmeti

Një fake news po qarkullon në shumë media se tërmeti me magnitutë 4.5 të shkallës rihter ka shkaktuar një çarje në bulevardit kryesor të Durrësit.

Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje live në Open në Top Channel intervistoi banorët e Durrësit të cilët u shprehën se kjo çarje nuk është shkaktuar nga tërmeti.

“Kjo nuk është shkaktuar nga tërmeti. Kjo çarje këtu në rrugë ka 6 muaj. Pak kohë pasi u bë ndërtimi i bulevardit u bë kjo çarje. Është krijuar nga cilësia e dobët e punimeve”- u shprehën qytetarët.

Edhe inxhinieri i sizmologjisë Markel Baballeku i ftuar në Open në Top Channel tha se kjo nuk është çarje e krijuar nga tërmeti.

Lajmi është fake i cili është bërë me qëllimin për të kapur pak më shumë audiencë.