Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës

Gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

Indeksonline ka raportuar se i dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar dorasin për vrasjen e saj.
Sipas burimeve të Indeksonline, pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, po kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje.