Fatmir Humolli tregon arsyen e përplasjes me LVV-në

Deputeti Fatmir Humolli i cili është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës, i cili transmetohet në DTV, thotë se debat të brendshëm brenda LVV-së nuk ka pasur.

Ai shprehet se Qeveria ua ka sjellë vendimet dhe pastaj është bërë debati për me i realizu ato.

Por ai thotë se Qeveria duhet me pru vendimin pasi të bëhet debati dhe jo paraprakisht.

“Kur e kam pa këtë gjendje kom kritiku brenda Grupit Parlamentar”, thotë ai.

Deputeti thotë se pas një viti nuk ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar.

Ai thotë se përplasja e parë ka qenë për shkak të Gjykatës Speciale.

“I kam ba pyetje kryeminsitrit a ki me u marr me zhbë këtë Gjykatë. Ai ka çu fjalë se për këtë temë nuk është i gatshëm me folë. Kam thanë në rregull”, thotë Humolli.

Humolli thotë se nuk ka bë gatishmëri për zhbërjen e Gjykatës Speciale.