Fatmir Limaj viziton babain e ish-presidentit Hashim Thaçi

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Lajmi për vizitën është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Nismas.

Siç njoftohet Limaj ka deklaruar se përherë te babai i presidentit dhe djemtë e tij ka parë krenari dhe burrni.

“Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”, shkruhet ndër të tjera në postim.