Aksident në autostradën ‘Arben Xhaferi’, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush, ku janë përfshirë dy vetura, një prej tyre taksi.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.

“Në autostradën ‘Arben Xhaferi’, ka ndodhur një aksident trafiku, ku në bazë të informacioneve të para dyshohet se janë të përfshira 3 vetura me targa vendore.
Si pasoj e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime, prej tyre 2 janë dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë zëdhënësi i policisë Baki Kelani për Reporteri.net.

Ai thotë se në vendngjarje ndodhen njësitet relevante policore dhe prokurori.

“Për momentin rruga është e bllokuar përderisa njësitet kompetente të kryejnë procedurat policore në këtë rast”, ka deklaruar Kelani.

Në vend ngjarje pas aksidentit kanë shkuar edhe autoambulanca që ka marrë të lënduarit.