Ferit Idrizi zbulon slloganin e tij si kandidat

Kandidati i PDK-së në Vushtrri, Ferit Idrizi, ka zbuluar edhe slloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Këtë ai e ka zbuluar përmes një postimi në rrjetin social ku ka bashkangjitur fotografinë e tij me numrin dhe slloganin që do të garoi në këto zgjedhje.

“Bashkë për Vushtrrinë” shihet të tjetë mbishkrimi dhe sllogani me të cilin dega e PDK-së në Vushtrri, dhe Idrizi do të garojnë në këto zgjedhje.

“Sot, po fillojmë debatin me qytetarë. Si fillim dëgjova kërkesat e #Arsimtarëve dhe njëkohësisht shpalosa disa pika të programit tim për Arsimin.

Më ndiqni sonte në ora 21:00 këtu në Facebook. ” ka shkruar Idrizi në facebook.