Tërmeti i tmerrshëm në sytë e kamerave të sigurisë! “Dridhen” makinat, “shkunden” supermarketet, qeni e ndjen i pari! (video)

Kamerat e sigurisë në ambiente publike, pallate, por edhe apartamente, kanë fiksuar momentin e tmerrshëm të tërmetit 6.4 ballë në Shqipëri.

Kamerat e sigurisë në ambiente publike, pallate, por edhe apartamente, kanë fiksuar momentin e tmerrshëm të tërmetit 6.4 ballë në Shqipëri.

Ora 12:39

Qeni ndjen pak sekonda më herët tërmetin, shikoni si tundet pallati në Shëngjin (VIDEO)

Report Tv sjell një tjetër video të lëkundjeve që shkaktoi tërmeti i fortë që goditi vendi. Në videon e siguruar nga Report Tv në Shëngjin qeni e ndjen dhe largohet me shpejtësi, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e fortë të tërmetit.

Ora 10:39

Pamjet nga kamera e sigurisë, ja si shkundet pallati tek Astiri në Tiranë (VIDEO)

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë edhe në qytetin e Tiranës, ku nuk kanë munguar edhe dëmet. Ndërkohë një video e ardhur nga qytetarët për Report Tv, vihet re si lëkundet një pallat tek zona e Astirit.

Ora 10:06

Gjithçka përtokë, tërmeti përmbys produktet brenda supermarketit në Tiranë (VIDEO)

Ora 07:33

Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin e frikshëm, si tundet ‘BENZ’-i parkuar në Lezhë nga tërmeti i fuqishëm (VIDEO)

Kamerat e sigurië në parkimin e një lokali në Lezhë kanë fiksuar momentin e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Një makinë tip Benz është lëkundur për disa momente si pasojë e tërmetit.