Feronikeli ka përgatitur një skenë fantastike për t’i festuar trofetë sonte në Drenas (foto)

Feronikeli i ka dy arsye të forta për të festuar sonte, pasi fitoi titullin në Superligë dhe së fundmi edhe Kupën e Kosovës.

Trofeun e dytë “Nikli” e fitoi mbrëmë, pasi mposhti Trepçën 89 me rezultat të thellë, 5-1, në “Fadil Vokrri”.

Në nder të një edicioni fantastik këtë fushatë, klubi nga Drenasi ka planifikuar një festë të madhe në sheshin “Fehmi Lladrovci”, sonte, me fillim nga ora 20:00.