Ky 7 vjeçar po i mahnit të gjithë me shpejtësinë e tij (Video)

Usain Bolt është konsideruar si njeriu më i shpejtë në planet, falë edhe rezultateve të arritura në 100 dhe 200 metra.
Atleti xhamajkan është rekordmen në të dy disiplinat, por shumë shpejt rekordet e tij mund të thyhen. Fatlumi pritet të jetë Rudolph Blaze.
Djaloshi nga Tampa Bay, Florida, nuk di të ndalet.
Aktualisht 7 vjeçari është kampion kombëtar në AAU dhe është stolisur me 20 medalje ari. Ai gjithashtu mori vendin e parë në sprintin kombëtar 55 metra, duke mposhtur shokët e tij konkurrentë me lehtësi.

Pavarësisht moshës së tij të vogël, ky emër, Rudolph Blaze pritet të gdhendet shumë shpejt në librat e rekordeve.