Feronikeli me rikthim fantastik, brenda dy minutave barazon ndaj TNS (Video)

Feronikeli ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej 2 – 0 duke barazuar në 2 – 2 në ndeshjen e parë ndaj kampionit të Uellsit, The New Saint.

Kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të fitonin një penallti.

Kapiteni Lapidar Lladrovci shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

I saktë  u tregua sulmuesi Drapper (49′) që kaloi vendasit në epërsi.

Feronikeli u mundua të kthehej në lojë kur Mevlak Zeka pati dy raste të mira dhe Kastriot Rexha një tjetër por që nuk arritën të shënonin gol.

Kur pritej barazimi nga Feronikeli, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe vendasit shënuan edhe golin e dytë në ndeshje.

Ishte mesfushori anësor Aeron Edwards që shënoi për 2 – 0 (77′) pas një gabimi të portierit Troshupa.

Mevlan Zeka arriti të shënonte gol në minutën 89′ për rezultat 2 – 1.

Në minutat shtesë, ishte Astrit Fazliu ai që arriti ta barazoj rezultatin në 2 – 2 nga pika e bardhë.

Kësisoj Feronikeli ka marrë një rezultat fantastik nga ndeshja e parë dhe ka gjasa të mira për kualifikim.

Ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe The New Saint zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Goli i Draper:

https://streamable.com/rdpnl

Goli i Edwards:

https://streamable.com/ahodn

Goli i Zekës:

https://streamable.com/bbz1o

Goli i Fazliut:

https://streamable.com/mmju5