Fillojnë ditët shqiptare në Bavari (video)

Ditët shqiptare në Bavari organizuar nga konsullata e Përgjithshme shqiptare në Munih, çelën së pari me një aktivitet ku performoi sopranoja me famë ndërkombëtare , Ermonela Jaho, mezzo-Sopranoja Flaka Goranci dhe Pianisti Ausilio Mehmeti.

‘Ditët shqiptare në Bavari’ është kthyer në një aktivitet të përvitshëm që mbahet në Munih.

Konsulli shqiptar Arten Hanku, tha se përgjatë një muaji Përfaqësitë Diplomatike, Shoqatat dhe mbarë komuniteti shqiptar që jeton në këtë vend të Gjermanisë, organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore-sportive, duke promovuar para publikut bavarez, trupit diplomatik, medias dhe mbarë komuniteteve të tjera vlerat e kulturës, artit, sportit dhe traditës shqiptare, raporton TCH.

Sopranoja Ermonela Jaho vlerësoi zhvillimin e këtij aktiviteti si një mundësi e mirë për të treguar vlerat e artit dhe kulturës shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë së Prishtinës, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, përfaqësues të Trupit Diplomatik, medias, shoqatave shqiptare dhe komunitetit bavarez.