Grabitja në Suharekë: I dyshuari i tretë lirohet në procedurë të rregullt

Personi i tretë, i cili u arrestua gjatë së dieles si i dyshuar për rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo u konfirmua nga prokurorja Ervehe Gashi.

Ajo tha se nuk ka dyshim të bazuar për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij personit.

Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit më 25 nëntor.