Fillon fushata e korrje-shirjeve (video)

Mbi 1 mijë 400 autokombajna do të jenë aktive gjatë fushatës së korrje-shirjeve.

Në Prizren, Suharekë dhe Rahovec fushata e korrje-shirjeve tashmë ka filluar.

“Korrje-shirjet në kushtet klimatike që ka vendi ynë zakonisht fillojnë në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik. Këtë vit kanë filluar pak më vonë në raport me vitet e kaluara, në muajin korrik, sepse edhe vegjetacioni ka qenë më i vonë dhe  grunajat janë mbjell më vonë në vitin 2018”, thotë Isuf Cikaqi, Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve.

Këtë vit janë të mbjella dhe pritet të korren rreth 50 mijë 000 hektarë me grurë.

Rendimenti mesatar i grurit pritet të jetë prej 3 mijë 500 deri 4 mijë kilogramë për hektarë.

Hambarët e fermerëve kosovarë sivjet pritet të mbushen me 180 mijë deri në 200 mijë tonë grurë.