Fillon hetimi ndaj policit që u fjalos me motoçiklistin në Prishtinë

Ka filluar hetim ndaj policit që u fjalos mbrëmë me motoçiklistin në Prishtinë.

Arbër Beka, zëdhënës në Inspektoratin Policor të Kosovës, ka thënë se hetimi ka filluar pas publikimit të videove në rrjete sociale.

“IPK-ja ka filluar hetim paraprak sipas detyrës zyrtare, pas publikimit të pamjeve në medie”, ka thënë Beka për Klankosova.tv.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policorë dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.