Thaçi i drejtohet kufirit të Serbisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi këtë të diele e ka kaluar me bashkëluftëtarët e tij.

Ai ka vendosur që këtë të diel ta kalojë me bashkëluftëtarët e tij, duke ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore”./fokusi.info/