Nura pranon detyrën nga Jashari: Pavarësisht dallimeve politike, jemi të këtij vendi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pranuar detyrën nga ish-kryetari i kësaj komune Bekim Jashari.

Në një postim në Facebook, Nura ka thënë se pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, secili e ka dëshirën ta shohë Skenderajn të përparuar.

“Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.”, tha ai.

Ky është postimi i plotë:

Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar.
Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.
Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë!
Qofsh i bekuar!