Fisnik Ismaili: Aktori me origjinë serbe duhet ta luaj “Adem Jasharin”

0
198
Përderisa pati shumë reagime negative prej kur aktori serb  u tha se do të duhej ta luante rolin e heroit Adem Jashari, është dikush tjetër që mendon se ky rol i përshtatet atij më së miri.
Fisnik Ismaili që vjen nga partia që gjithmonë i mbron produktet vendore e thotë këtë gjë,
madje thotë se me këtë veprim do të çarteshin serbët e jo shqiptarët.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Fisnik Ismailit:

“Prej komenteve që i lexova këtu, veç po e llogaris se serbëve ka me iu ardhë inat nëse Rade e pranon këtë rol nja 10,000 herë ma shumë.

Kur te shohin shypet sa shumë kanë me u qartë serbët, veç kur ti shihsh tuj e lutë Raden me e marrë rolin.

Personalisht, kam problem veç me ata artista që e kanë shprehë nacionalizmin e vet edhe e kanë përkrahë regjimin e gjenocidin serb në jetë të përditshme. Rade s’di që ka ba diçka të tillë.

Tuj ia dijtë cilësitë si aktor, hiç nuk dyshoj që e kish lue rolin mirë, pos akcentit që s’besoj se e kish nxjerrë tamon. Unë ma shumë e kam brengë se qysh ka me e portretizue skenaristi Ademin në film: a si hero, apo si personazh negativ.

Rade në këtë rol iu kish pengue veç serbëve edhe shqiptarëve, shkaku i prejardhjes së tij, se botës tybe n’i intereson i kahit është Rade. Prandej, për neve është shumë e vështirë me e pa kah e luen ky Ademin.

Në anën tjetër, me ba me dalë filmi shumë i mirë, e me u ba asi filmi epik, ndoshta edhe me potencial për Oscar, jam koxha i bindun se shypet e kishin harrue menjiherë prej kahi vjen Rade, e serbët ia kishin marrë inat përjetë.

Prandej, ma shumë e kam hallin se qysh del filmi, çfare e ka skenarin edhe qysh portretizohet Adem Jashari e lufta e tij. Kur qeto janë të shkrueme mirë, atëherë besoj se edhe naj aktor tjetër e kish lujtë mirë.

Rade përzgjidhet automatikisht prej Hollyëood-it sepse është i vetmi stereotip i ballkanasit për momentin atje. Kjo jo doemosdo e ban me e luejtë rolin e një shqiptari mirë, por në anën tjetër edhe i ka do përparësi.

Mendoj se ka aktorë të tjerë të atij kalibri që mujnë me e nxjerrë mirë. Kur mujtën Russel Croëe e Mel Gibson, dytë australianë, me e luejtë romakun në Gadiator e skocezin në Braveheart qaq mirë, respektivisht, çka ka Gerrard Butler, për shembull, që s’e luen Ademin perfekt, pak me dashtë?

Krejt është te produksioni, buxheti, regjisori edhe skenari për mue. Qato e bajnë filmin sukses apo dështim.”