Maqedonia e Veriut raporton 365 raste të reja dhe 25 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 68.332, ndërsa ai i vdekjeve në 1.949

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 365 raste të tjera dhe 25 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 68.332, ndërsa ai i vdekjeve në 1.949.

Vendi ka regjistruar gjithsej 44.705 pacientë të shëruar nga virusi, përfshirë 1.059 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore gjatë ditës së fundit kanë kryer 947 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 349.742 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21.678.