Fitore bindëse, Arsenali mund Leicester (Video)

Që pas asaj humbjeje me Man.City 5-0 në Premier League, Arsenali nuk di më të humbasë. “Topçinjtë” kanë vetëm rezultate pozitive edhe pse 2 barazime që po të ishin fitore sot do ishin në krye.

Gjithsesi, sot skuadra e Artetas tregoi një prove force ndaj Leicester City duke fituar në fushën e këtyre të fundit, ku pak skuadra të mëdha kanë arritur ta bëjnë.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë ku me dy gola të shpejtë nga Gabriel në 6’ dhe Emile Rowe në 18’, miqtë vulosën fitoren dhe e menaxhuan mjaft mirë ndeshjen.

Me këtë sukses, Arsenali vijon të ngjitet dhe të konfirmohet për zonën e Europës por duke mos luajtur në kompeticione europiane këtë vit dhe me rezultate të mira ndoshta mund të kërkojnë më shumë./Fokusi info/