Kosovare Asllani shënon golin e parë me Real Madridin (video)

Real Madrid nga ky edicion do të bëjë gara edhe me ekipin e femrave në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo ka bërë që klubi të përforcohet sa më shumë.

Klubit madrilen iu ka bashkuar edhe Kosovare Asllani këtë verë e cila është formuar si futbolliste në Suedi, ku edhe luan për ekipin kombëtar të tyre.

Asllani duket se është përshtatur në Spanjë me Realin ku edhe ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Sevillës.

Ekipi quhet Tacon edhe këtë vit, ndërsa nga viti i ardhshëm do ta marr emrin e Real Madrid.

https://twitter.com/i/status/1164123077812326400