Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet

Bedri Hamza ka thënë se me t’u bërë kryeministër, gjatë mandatit të tij do të rriten edhe pagat edhe pensionet.

Këto deklarime i bëri në Debat Plus, aty ku pak a shumë paraqiti planin e tij që me patjetër se do të jetë i përqendruar në ekonomi.

“Unë do t’i rris edhe pagat edhe pensionet”, tha ndër tjerash Hamza.

Ai kritikoi shifrat në të cilat bazohej homologu i tij financiar, Hekuran Murati, që aktualisht drejton MFPT.

Hamza tha se këto shifra janë manipulim, pasi po e krahasojnë me atë se çfarë kanë menaxhuar ata vetë.

Në anën tjetër, ai paraqiti diagramet ku investimet kapitale nuk tejkalojnë shifrat e periudhës së një dekade më parë.

Lini një Përgjigje