Flet Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë, tregon se çka u diskutua

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi pas mbledhjes së sotme të kryesisë ka thënë ende nuk ka diçka konkrete për ndonjë koalicion të mundshëm.

Ai tha se janë mbledhur për të diskutuar për çështje teknike të zgjedhjeve.

Gashi shtoi se nuk ka kohë për të folur për koalicione, pasi data se kur duhet dorëzuar listat është afër.

“Nuk ka diçka konkrete, në ditët në vazhdim para se mu u dorëzu lista e koalicioneve, nëse do të ketë koalicione, nuk do të ketë diçka të veçantë.

Nuk ka kohë për të folur, thjesht ka qenë një mbledhje kordinuese,hartimi i programit të fushatës, kandidimi i deputetëve dhe çështje tjera”, tha ai.