Përkujtohen dëshmorët Fazli Jakupi e Xheladin Asllani

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari së bashku me drejtorët komunal, familjarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë përkujtuar dëshmorët Fazli Jakupi në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, dhe Xheladin Asllani në Makërmal, në nderim të 20 – vjetorit të rënies së tyre për lirinë e Kosovës.

Në bashkëbisedim me familjarët e heronjve, pas homazheve, kryetari Jashari ka thënë “dhashtë Zoti të jemi të bashkuar, në mënyrë që të përmbushet amaneti i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Fokusi.info/