Kurti viziton policin e plagosur në spital, mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka vizituar policin Alban Rashiti, i cili u plagos sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kurti tha se me sukses është kryer heqja e predhës së një granate.

Ai tha se polici Alban Rashiti, do të lirohet nga spitali.

Kreu i qeverisë bëri me dije se nga ora 10:00, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, shkaku i zhvillimeve në veri ku edhe u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, tha Kurti.