Flet mjeku që e kontrolloi Dardan Krivaqën: Dyshohet se gjendja iu përkeqësua si pasojë e përdorimit të substancave narkotike

Qysh në fillim të seancës, Dardan Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore meqë sipas doktorit i cili e kishte kontrolluar pacientin, i njejti kishte shfaqur simptoma të depresionit.

“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave narkotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë Astrit Hoxha, mjeku që e kontrolloi Krivaqën.

Ani pse për disa minuta seanca dëgjimore ishte ndërprerë, seanca ndaj tij vazhdoi.

Gjykata Themelore e Ferizajt sot konfirmoi kërkesën e Prokurorisë Themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e paraburgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri D.K në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.