Flet Sherifi i Nismës pas takimit me Hotin: Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik

Ka përfunduar takimi mes të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe disa përfaqësuesve të partive politike.

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.

Për dallim prej anëtarit të Nismës, ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk u prononcuan për medie.

Këtë takim e refuzuan dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja.