Florim Ejupi deklarohet për herë të parë për arratisjen nga Bonsteel: Jam maltretuar, donin të më mbysnin

Florim Ejupi ka rrëfyer për ikjen e tij nga Bonsteel në Tv Dukagjini.

“E kam provu veten si djal i ri. Problemi ish që akuza ka qenë shumë e rëndë, e kam pas maltretime të llojë llojshme. I kasha dy gjana o me duru o me ikë, e kam mendu qe po dojn me më mbytë”, ka thënë ai derisa është pyetur për arratisjen nga Bondsteel.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me Shkumbin Mehmetin.

“Ai ka qenë tip shpiuni. Gjithçka që thotë është rrenë”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

Ejupi thotë se aktualisht ndodhet në Gjermani dhe nuk është në kërkim apo ilegalitet.

Ndryshe, emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atë kohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit.