Biznesmeni malazez mohon të ketë dhuruar 2 milionë euro për Shqipërinë

Lajmet e postuara se biznesmeni malazez, Dordje Paviceviç ka dhuruar 2 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit, është i pavërtetë.

Në një intervistë për mediumin ‘Jedro’, Paviceviç ka mohuar se ka dhuruar 2 milionë euro, shkruan Indeksonline.

“E kuptoj shqetësimin dhe situatën që ka prekur popullsinë shqiptare dhe i simpatizoj ata. Nuk kam harruar pasojat e tërmetit të vitit 1979. Unë sigurisht dua që të ndihmoj popullsinë shqiptare që pësoi dëme në një tërmet shkatërrimtar, por lajmi i dhënë, i cili për ndonjë arsye u shfaq në rrjetet sociale, nuk është i vërtet.”, u shprehë ai, duke shtuar se  përdorimi i një keqinformimi të tillë ishte duke përdorur mjerimin e popullatës shqiptare dhe se dikush po tenton ta dëmtoj atë.