Fondacioni i Behgjet Pacollit ofron iftar falas gjatë gjithë muajit të Ramazanit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se fondacioni i tij për muajin e shenjtë të Ramazanit organizon iftarin masiv në Hajvali, nga sot deri në përfundim të Ramazanit.

Sipas Pacollit, pjesëmarrja është e lirë për të gjithë pa asnjë procedurë paraprake.

Iftari masiv do të mbahet në sallën e tenisit të qendrës “Diamond Rezidenc” në lagjen Hajvalia në Prishtinë, përcjell Fokusi.info.

“Te nderuar miq Fondacioni Behgjet Pacolli organizon, nga sot e deri ne fund te Ramazanit organizon IFTAR masiv ne HAJVALI. Ju ftojme te ndani me ne gezimin e Iftareve. Pjesemarrja eshte e lire, per te gjithe ( edhe familjarishte) pa asnje procedure paraprake.Ju presim ne Hajvali, ne hallen e Tenisit te qendres DIAMOND rezidence”, ka shkruar Pacolli.