Forcat speciale të policisë së Kosovë vendosin dhjetëra blloqe betoni në rrugën Mitrovicë-Leposaviq

Pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë vendosur një postbllok të përhershëm në rrugën Mitrovicë – Leposaviq afër urës së Bistricës.

Forcat speciale me pesë autoblinda kanë mbërritur dje jo shumë larg udhëkryqit në drejtim të Banjskës, afër urës së Bistricës, dhe tashmë sot janë vendosur dhjetëra blloqe betoni në të dy korsitë rrugore, para të cilave ka shenjën “Policia”.

Në atë pjesë të autostradës në orët e para të mëngjesit pothuajse nuk kishte trafik. Në Prishtinë dje kanë konfirmuar se kanë vendosur pika kontrolli për vetura në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, duke thënë se pikat garantojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë pa dallim, si dhe se duan të parandalojnë aktivitetet kriminale dhe kontrabandën në përgjithësi./Fokusi.info/