Forcohen rregullat e internetit, ja çfarë vendoset në Bruksel

Londër – Bashkimi Europian po kujdeset për të drejtën e autorit dhe po vendos rregulla më të qarta sa i takon përdorimit të internetit. Parlamenti Europian votoi këtë të martë për ligje më të rrepta dhe u vendos “pro” për të mbrojtur të drejtën e autorit në internet.

Vendimi i miratuar këtë të martë, do të azhornojë rregullat 20-vjeçare të së drejtës së autorit në BE dhe do të “qeverisë” përmbajtjen audio-vizive. Legjislacioni i ri kaloi me 348 vota pro dhe 274 kundër. “Kundërshtarët” shpresonin që të bëheshin ndryshime në minutën e fundit, por përpjekjet e tyre ishin të kota, transmeton CNN.

Problemi tani do të jetë te kompanitë teknologjike që do të duhen të ndalojnë shpërndarjen e përmbajtjeve në platformat e tyre. Shtetet anëtare të BE tani kanë dy vjet për të kaluar ligjet e tyre, duke vënë në fuqi ligjin ër mbrojtje të së drejtës së autorit. Këtu hyn platoforma You Tube, rrjetet sociale etj. dhe ka të bëjë me mbrojtje të muzikës, kulturës. “Tashmë prona intelektuale, në shekullin 21 duhet mbrojtur dhe jam krejtësisht dakord me ligjin e miratuar në PE”, tha Hayleigh Bosher, i cili ligjëron të drejtën e pronësisë intelektuale në Universitetin Brunel në Londër.

Me dhjetëra dhe mijëra persona kanë marshuar nëpër Gjermani, kundër ligjit të ri, i cili sipas tyre, bën censurë të rëndë në internet. Gjigandi Tech Google tha se është shtuar paligjshmëria ligjore dhe do të dëmtohet ekonomia, sidomos ajo digjitale në Europës. Gjithsesi, neni që rregullon prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve në internet, pritet të diskutohet më gjerë në Bruksel.