S’ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë 20 minutëshe

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në seancën e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me partitë e tjera opozitare.

“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Megjithatë, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, tha se në sallë ndodhen vetëm 20 deputetë dhe ka kërkuar shtyrjen e seaancës për 20 minuta.