Gundogan: Man City ka bërë histori

Kapiteni i Manchester City, Ilkay Gundogan duke folur për BT Sport, ka thënë se është e vështirë që të shprehet me fjalë kjo finale.

Goundogan theksoi se në finalen e sotme kanë bërë histori.

“Është një natë e pabesueshme. Jemi shumë të lumtur. Është e vështirë të shprehësh me fjalë atë që sapo ndodhi, është e vështirë të realizohet, por mendoj se sot kemi bërë histori”, u shpreh Gundogan.

“Është një finale e Ligës së Kampionëve, kështu që ishte e qartë se do të ishte e vështirë për të dyja skuadrat. Ishte ndoshta një lojë 50-50 dhe vetëm sot një gol bëri diferencën, si ndoshta shumë herë në finale.”