Formacionet zyrtare: Arsenal – Tottenham

Arsenali dhe Tottenhami do ta zhvillojnë derbin e Londrës së Veriut në pasditën e sotme nga ora 17:30.

Në “Emirates Stadium”, Arsenali është nikoqir i Tottenhamit të Mauricio Pochettino.

Pas tre javësh, Arsenali ka grumbulluar gjashtë pikë, derisa Tottenhami ka vetëm katër sosh.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet startuese.

Arsenal: Leno, Maitland-Niles, Sokratis, Luiz, Kolasinac, Xhaka, Torreira, Guendouzi, Pepe, Lacazette, Aubameyang

Tottenham: Lloris, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Lamela, Son, Kane.