Rama i vendosur: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor…Natën e mirë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i vendosur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se: “ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR!Natën e mirë”

 

Kryeministri Edi Rama sot nga Berati i është kundërpërgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama në Berat duke prezantuar kandidatin për bashkinë tha se me 30 qershor do të behën zgjedhje.

“Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do humbin. Zgjedhjet me 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri. Më 30 qershor do ketë zgjedhje, ato nuk janë as të opozitës dhe as të Presidentit. Ata kanë qëllim të shkatërrojnë zgjedhjet”- tha Rama.

Kjo kundërpërgjigje erdhi, pasi që Presidenti Ilir Meta shfuqizoi Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.