Formacionet zyrtare: Manchester City – Tottenham

Manchester City do të ndeshet me skuadrën e Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës nga ora 18:30.

“Citizens” e kishin humbur ndeshjen e parë me rezultat 2-0 nga skuadra e Jose Mourinhos në Tottenham Hotspur Stadium dhe tani kërkojnë të arkëtojnë tre pikë në Etihad duke vazhduar serinë pozitive të fitoreve që është duke vazhduar që nga janari i vitit 2021.

Për Cityn, mungojnë De Bryne dhe Ake, ndërsa Kun Aguero mund të paraqitet këtë ndeshje.

Për Tottenham, Bale, Reguilon dhe Aurier janë në dyshim, ndërsa Lo Celso nuk do paraqitet shkaku i lëndimit.

City gjendet në pozitën e parë në Premierligë me 50 pikë total, katër më shumë se Leicester City por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Tottenham Hotspur kërkon të lë serinë negative prapa, dhe me rikthimin e Kane të marrë rezultat pozitiv, ata gjenden në pozitën e tetë me 36 pikë total.

Formacionet zyrtare të klubeve: