Herolind Shala shënoi gol të bukur në Norvegji (Video)

Valerenga ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të Superligës së Norvegjisë.

Skuadra norvegjeze ku luan Herolind Shala, ka mposhtur Brannin me rezultat minimal 1-0.

Ishte pikërisht Shala ai i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Valerengan.

Mesfushori i Kosovës shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur për ta rikthyer skuadrën e tij te fitorja pas 12 ndeshjeve.

Në kampionatin elitar norvegjez, Valerenga renditet në vendin e nëntë me 33 pikë pas 27 ndeshjeve.