Formacionet zyrtare: Manchester United – Manchester City

Manchester United – Manchester City është dueli kryesor mbase edhe i këtij sezoni në ishull, i cili zhvillohet fnga ora 21:00 në “Old Trafford”.

Djelmoshat e Guardiolas do të tentojnë me çdo kusht fitoren në takimin ndaj “Djajve të Kuq” në mënyrë që të jenë një hap para Liverpoolit në luftë për titull.

Ndërkaq, djelmoshat e Solskjaer do të tentojnë që të fitojnë në mënyrë që të mbeten në garë për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Manchester United: De Gea, Darmian, Young, Shaw, Lindelof, Smalling, Fred, Pereira, Pogba, Lingard, Rashford.

Manchester City: Ederson, Walker, Kompany (C), Laporte, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, Silva, Bernardo, Sterling, Aguero.