UEFA do ta hetojë Kosovën – FFK në alarm

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka alarmuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK mund ta pësojë keq nga hetimet që do të nis UEFA, si pasojë e sjelljeve jo të mira të një numri të vogël tifozësh.

Gjatë ndeshjes Kosovë – Mali i Zi, pati një moment tensionesh mes tifozëve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi, por forcat speciale të policisë neutralizuan gjithçka.

Megjithatë, disa tifozë kosovarë kanë hedhur gjësende drejt tifozëve të ardhur nga Mali i Zi, dhe kjo do të jetë arsyeja pse UEFA do të nis hetimet, përcjell lajmi.net.

Siç bën të ditur faqja zyrtare e UEFA, ky rast do të shqyrtohet më 21 nëntor.

Lajmin e ka përhapur edhe faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Malit të Zi. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë dënim për Federatën kosovare të Futbollit.