Parashikimi i motit

Sot moti në Kosovë pritet të jetë me diell, por edhe me vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius”.

Në Gjakovë dhe Prizren do të arrijnë maksimalet, 24 Gradë Celsius.

Ndërkaq, në Dragash do të jetë minimalja, 6 gradë Celsius.