Ndodhë në Kosovë: Nuk merren vesh në trafik, nxjerrin armët në mes të rrugës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, e ka kërcënuar një tjetër me armë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, përkatësisht në rrugën ‘Bajram Ademi’.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një revole, një karikator me 15 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me armë viktimën mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole), një karikator 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”