Foto e paparë deri më tash e Adem Jasharit në Vushtrri

Rrallëherë opinion ka hasur në fotografi të Kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari. Disa nga fotot e tij që qarkullojnë në rrjetet sociale janë ato kryesisht të luftës.

Një foto ndryshe prej të tjerave, dhe e cila deri më tani nuk është parë në publik është kjo foto, ku shihet Adem Jashari në Galicë të Vushtrrisë në vitin 1990.

Ndryshe Komandani Legjendar i UÇK-së është i njohur si njëri nga arkitektët kryesor të pavarsisë së Kosovës.

Kjo foto është bërë publike nga Esat Shala.

“Komandanti Legjendar Adem JASHARI Galicê,Vushtrri, 1990).Foto për herë t’parë n’publik”, ka shkruar Shala.