Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Mustafës dhe Hotit të tërhiqen nga mocioni

Franca dhe Gjermania sot i kanë bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe zëvëndëskryeministrit Avdullah Hoti të tërhiqen nga mocioni dhe të mbajnë në qever të qëndrushme, shkruan IndeksOnline.

Në një njoftim në Twitter këto dy shtete bëjnë thirrje që të qëndrojnë në krah të popullit në këtë krizë.

“Qëndroni në krah të popullit të Kosovës në krizë. Ftojeni LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë qeverinë e besuar dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfida”, thuhet në postim.

Ndryshe, LDK ka mbledhur 44 nënshkrime të deputetëve për mocion mobesimi ndaj Qeverisë Kurti, pas shkarkimit të ish-ministrit të MPB-së, Agim Veliut.