Incident në Paradën e Krenarisë, shpërthen një mjet piroteknik

Një mjet piroteknik ka shpërthyer gjatë Paradës së Krenarisë që po mbahet të enjten në Prishtinë.

Shpërthimi i mjetit ka alarmuar Policinë e Kosovës, por situata është vendosur shpejt nën kontroll.

Policia e Kosovës, ashtu siç është angazhuar, po vazhdon të monitorojë paradën.

Në Paradën e Krenarisë, përveç fytyrave të njohura publike, po merr pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.