Të gjithë duan Kumbullën, vështirësohen planet e Inter-it dhe Napoli-t

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka qenë protagonist i një sezoni shumë pozitiv në Serinë A.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Itali, por edhe jashtë saj.

Skuadra e fundit që duket se i është futur garës për yllin kuqezi është Lyon, që kërkon të përforcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Sipas L’Equipe, klubi i Aulas po vlerëson me vëmendje mundësinë për t’u hedhur në sulm për lojtarin e Verona-s, transmeton telesport.

Një lajm i keq ky për Inter-in dhe Napoli-n, gjithashtu të interesuara për shqiptarin.