Joshua – Pulev, Haxhi Krasniqi jep parashikimin e tij

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, është shprehur i bindur se Anthony Joshua do dal fitimtar sonte.

Pasi mposhti Andy Ruizin dhe riktheu titujt e botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, Joshua sonte rikthehet në ring.

Boksieri nga Britania e Madhe do ndeshet me Kubrat Pulev, meç i cili pritet të nis pas orës 23:00.

Para këtij meçi, një parashikim për ‘Sporti në Klan Kosova’ e ka dhënë edhe kampioni i botës në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi.

“Kubrat Pulev as rastësisht e as me fat nuk ka mundësi ta mposht suksesin dhe karrierën e Anthony Joshua. Sonte Joshua fiton ndaj Pulev” – është shprehur boksieri nga Juniku.