Franca mposht Belgjikën me rikthim senzacional

Kombëtarja franceze ka mposhtur Belgjikën me rezultat 3-2, në ndeshjen çerekfinale për Ligën e Kombeve.

Serinë e golave për Belgjikën e hapi Yannick Carrasko në minutën e 37-të, ndërsa Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë në të 40-ën.

Por, Franca u rikthye në minutën e 61-të, ku shënoi Karim Benzema, ndërsa në skenë doli Kylian Mbappe për të barazuar gjithçka tetë minuta më vonë.

Përmbysjen e rezultatit e bëri The Hernandez në minutën e fundit të kohës së rregullt.