Franca pritet të lehtësojë masat anti-COVID

Franca pritet të lehtësojë masat anti-Covid në ditët e ardhshme, sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit francez.

Franca, ekonomia e dytë më e madhe e zonës euro, filloi bllokimin e tretë kombëtar në fund të marsit pas rritjeve të rasteve dhe viktimave me Covid-19.

Macron shpreson që efektet e këtij bllokimi, së bashku me një fushatë të përshpejtuar vaksinimi, do të sjellë uljen e rasteve me Covid-19.

Shkollat ​​ u rihapën të hënën pas një mbyllje tre-javore. Macron tha se ndërsa baret dhe restorantet në ajër të hapur mund të rihapen në mes të majit, vendet e mbyllura nuk do të hapen para qershorit.